Besart Berisha, i “lidhur” nga problemet

Irgis Hysenaj
Edhe pse Zyra e Punës në Angli i dha Besart Berishës lejen e nevojshme, futbollisti i kombëtares shqiptare ende nuk mund të debutojë me skuadrën angleze. Dhe tani problemet vijnë nga Gjermania. Tifozët e Bërnleit shpresonin që ta shikonin shqiptarin të luante me ekipin më 14 korrik, por me sa duket një gjë e tillë vështirë që të ndodhë. Sipas trajnerit të skuadrës Steve Koterill. ka ende ca vështirësi përpara debutimit të shqiptarit me fanellën e Bërnleit. "Ne duhet që të presim edhe pak për një leje punë afatgjatë. Kjo për faktin se autoritet gjermane po punojnë ndryshe tani me të tilla leje, me shenja gishtash dhe gjëra të tilla dhe kjo ndryshoi ditën që ne kishim parashikuar për ta nxjerrë", u shpreh Koterill duke shtuar "Ne do të përpiqemi që të marrim për Besarin një leje pune të përkohshme, si ajo që ai përdori kur erdhi dhe luajti në miqësoren kundra Anglisë B. Megjithatë ai duhet që të largohet përsëri për disa ditë"-shtoi tekniku anglez. Për Koterillin gjithccka do të jetë gati në ndeshjen kundër Akringtonit, por ai nuk e siguron përfundimisht dicka të tillë. Anglezi foli dhe për arritjen e marrjes së lejes së punës për shqiptarin. Sipas tij u bë një punë e mirë dhe specialistët bindën përfaqësuesit e Federatës Angleze dhe zyrtarët e Zyrës së Punës se Besart Berisha "do të jepte një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e lojës së futbollit në Angli".