"Kapelo? Gjatë muajit shkurt fillova të marrë në konsideratë që nuk ishte i përshtatshëm për shijet e tifozëve të Realit të Madriditm, dhe duhet të gjenim një tjetër. Fituam kampionatin, por ne kërkojmë më shumë, dëshirojmë spektaklin që kënaq ortakët tanë". Gjatë një interviste të dhënë për gazetën sportive spanjolle "As", presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon, shpjegon motivet për shkarkimin e teknikut që porsa fitoi kampionatin dhe, që një vit më parë e donte me cdo kusht për ta sjellë në Madrid, madje duke marrë avionin deri në Penteleria, ku Don Fabio ndodhej me pushime, për ta bindur atë për të patur një tjetër eksperiencë në Spanjë.
AKUZA
"E vetmja gjë që dëshiroj, - shpjegon Kalderon në gazetën "As", - është që njerëzit të jenë të lumtur në "Bernabeu", dhe kjo këtë vit nuk ndodhi. Kundër Levantes publiku bëri "panuelada"-n (tundja e shamive të bardha për të treguar mosaprovimin) për lojën tonë, dhe kjo më zhgënjeu pasi kuptova se nuk i kishim gjërat mirë. Nëse do të isha një ortak i thjeshtë i Realit shaminë e bardhë do ta kishin tundur edhe unë". "Reali i Madridit duhet të kërkojë gjithmonë më të shkëlqyerën, -insiston presidenti i Realit, - dhe këtë, nësë nuk e arritëm në këtë kampionat, duhet ta kërkojmë ta realizojmë në ta adhshmin. Kujtoni, që ekspertët kanë thënë gjatë kampionatit se loja e Rali nuk ishte e suportueshme". Presidenti thotë më pas: "Me Kapelon ndodhën gjëra që, për ti mbajtur të fshehta, nuk duhen treguar. Jo të gjitha mund të thuhen në publik, për arsye të kuptueshme. Megjithatë është e vërtetë se kur filet me Kapelon për të ardhmen, Mijatovic më tregonte se se tekniku ynë vazhdonte të ishte i tunduar nga koncepti i mbrojtjes dhe ky duhej të ishte edhe reparti i parë që duhej forcuar. Por, kjo nuk shkon mirë me projektin tonë".
SHUSTER
Tani reali do të verë bast mbi Shusterin, edhe pse gjatë intervistës Kalderoni nuk e përmend fare emrin e teknikut gjerman ("do të shohim si do ta zgjidhë situatën e tij"), pro ai që mbetet fakt, është se Reali i Kapelos fitoi kampionatin 2006-2007. "Të gjithë më thonë, - nënvizon presidenti madrilen, - se duke larguar Kapelon kam marrë një vendim që sjellë rreziqe. Por, nuk dua të mbroj veten, duke pretenduar vetëm se Reali luajti mirë. Nga ana tjetër pranoj kritikat dhe i marr në konsideratë që presidenti i këtij klubi nuk mund të jetë një person që injoron këshillat".
KAKA
Gazeta "As" gjatë intervistës me presidentin Kalderon nuk mund ta evitonte një mbërritje të mundshme në Madrid të Kakasë. "Kaka mbetet një objektiv i vështirë, por megjjithatë ka një fije shpresë. Nuk e konsiderojmë të mbyllur cështjen dhe do të jemi vigjilentë deri në fund të verës. Lojtari e ka thënë qartë se e ka mbyllur ciklin me Milani dhe që dëshiron të shkojë në Madrid. Këtu duhet të arrihet një marrëveshje me Milanin. Nga ana tjetër nëse Berluskoni thotë se ka njëqind milionë euro për të angazhuar Ronaldinjon, edhe unë kam të drejtën të dëhiroj të marrë një lojtar të tij, dhe jemi të gatshëm ta paguajmë në vlerën e duhur".
ROBEN
Ndërkohë që rruga e duhur për Realin është të jetë realiste dhe të marrë edhe rrugë të tjera. Këshut, sipas "As", Reali kishte në dorë Robenin, holandezin e Celsit, që duhet të ishtë blerja e dytë zyrtare pas asaj të mbrojtësit gjerman Metzelder. Shustet kishte kërkuar konfirmimin e Kanavaos. Një batutë Kalderon ia rezervon edhe për ata të cilët akuzojnë drejtorin sportiv Mijatovic, se merr komisione në transferimin e lojtarëve. "Është vërtetë e tmershme që dikush i lejon vetes të lëshojë akuza të këtij lloji pa patur prova në dorë, - komenton presidenti. – Të akuzosh Mijatovicin për një sjellje të atij lloji është një gjë e rëndë dhe kush thotë të atilla gjëra duhet të ketë edhe moralin e heshtjes".
Robinjo: "Shuster, një teknik i madh"
"Shuster është një teknik i madh dje besoj se e dëshmoi kur drejtonte Getafen dhe do të bëjë shumë punë te Reali i Madridit". Ky është mendimi i Robinjos, gjatë një konference për shtyp të dhënë pas ndeshjes me Kilin (3-0) në Kupën e Amerikës, Venezuela 2007, ku sulmuesi brazilian shënoi dhe tre golat e takimit. Robinjo shpreson se Reali nën drejtimin e Shusterit do të jetë sërish kampion.