E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismail Ismaili dhe Ilmi Halimi së shpejti në Shëndijë

Futbollisti i Makedonija Gjorce Petrovit, Ismail Ismaili, në ndeshjen e zhvilluar ndaj skuadrës së Etnikos nga Greqia pati paraqitje shumë të mirë. Ismail Ismaili deklaroi për Albania-Sport , se për momentin i është përkushtuar ndeshjeve të Intertoto Kupës. "Kryesisë së klubit tani për tan i intereson që të zhvillohen ndeshjet e Kupës dhe të arihet sukses në to. Me qëllim që skuadra të arrijë në një nivel më të lartë," tha Ismaili.
Në raundin e dytë skuadra nga Lagja e Gjorce Petrovit do të ndeshet kundër skuadrës së Crno Mores.
Ndërkohë sa i përket transferimit të tij në ndonjë ekip tjetër ai u shprehë se ofertat ekzistojnë por do të shihet më tutje se si do të veprohet. "Ofertat janë por deri sa klubi është i përqendruar që të zhvilloj ndeshjet e Intertoto Kupës nuk mundë të themi dicka zyrtare deri sa të vendos klubi,"tha Ismaili. Per ne Maqedoni Shkendija eshte opcioni i pare nese eventualisht nuk paraqitet ndonje ekip jashta saj.
Gjithashtu edhe lojtari shqiptar qe aktivizohet ne Bullgari pritet se shpejti te nenshkruaj per Shkendijen - e ky eshte Ilmi Halimi ish lojtar i Shkendijes.

Kryesia e klubit "kuq e zi" me vendim unanim
Kryesia e klubit futbollistik Shkëndija'79, ka vendosur në mënyrë unanime që asnjërit futbollist të mos i jepen dokumentacionet ndërkohë për ditën e mërkurë ka planifikuar që të ketë biseda informative me të gjithë futbollistët në lokalet e klubit. Sekretari i përgjithshëm i klubit të Shkëndijës, Hasan Tahiri deklaroi për Albania-Sport se vendimi është marë që asnjë dokument të mos jepet. "Është ky qëndrim zyrtar i klubit. Asnjë futbollist nuk do të largohet. Idrizi dhe Rexhepi janë larguar kohë më parë para ardhjes së kryesisë së re në krye të klubit,"tha Tahiri.
Nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm, Tahiri shtoi se me fillim në ora 17 ditën e Mërkur të gjithë futbollistët do të jenë prezentë në zyrat e klubit. "Po janë lajmëruar të gjithë futbollistët dhe kanë konfirmuar ardhjen e tyre për të biseduar me kryesin e klubit. Ndërkohë në ditët në vazhdim do të prezantohen edhe shtat përforcimet e para të skuadrës që do të sjellin freski ,"u shprehë Tahiri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›