Daçiç: Mbështetje për tadiç në turin e dytë presidencial
BEOGRAD- Partia Socialiste Serbe (SPS), forca e tretë parlamentare nga zgjedhjet e së dielës në Serbi, njoftoi sot gatishmërinë për t'i dhënë mbështetje presidentit Boris Tadiç, thelbësore që ky i fundit të arrijë sukses në turin e dytë presidencial.
"Kemi një bashkëpunim të mirë me Tadiçin dhe Partinë Demokratike (DS) të kryesuar prej tij dhe kjo është arsyeja që qeveria ka arritur ta çojë deri në fund mandatin e saj katërvjeçar'', deklaroi kreu i SPS, Ivica Daçiç, i cili ka mbajur postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë në largim.
"Dëshiroj që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe jemi të gatshëm t'i ofrojmë mbështetjen Boris Tadiçit në turin e dytë presidencial", theksoi Daçiç.
(el.me/BalkanWeb)