Greqi, pa dobi takimi Cipras-Venizelos për qeverinë e re
ATHINE - Asnjë rezultat nga takimet e kreut të SYRIZA me liderët politikë Venizelos (PASOK) e Kamenos (Grekët e Pavarur) për qeverinë e re. I fundit në axhendën e negociatave është Samaras, ndërsa nesër mandati për krijimin e qeverisë i kalon kreut të PASOK, Evangelos Venizelos.
Cipras-Venizelos: Nuk mundëm të gjejmë një zgjidhje
"Ne nuk mundëm të gjejmë një zgjidhje", deklaroi Venizelos. "Eshtë radha ime të përdor mandatin që do më japë Presidenti i Republikës për qeverinë e re", tha kreu i PASOK, pas takimit me Aleksis Cipras.
Venizelos deklaroi se së bashkë me kreun e SYRIZA ranë dakort se vendit i duhet stabilitet dhe jo zgjedhje të reja. Kushti kryesor theksoi Venizelos, është qëndrimi i vendit në euro.
Venizelos tha se i sugjeroi z.Cipras për të marrë pjesë në një qeveri të unitetit kombëtar, ku të marrin pjesë forca proevropiane, ose, përndryshe, në qoftë se ai e konsideron se mund të qeverisë me Grekët e Pavarur, Të majtën Demokratike apo parti të tjera, do ta ketë votën e PASOK, me kusht që vendi të mbetet euro dhe situata të bëhet më mirë. Për më tepër, Venizelos tha se vendi nuk ka kohë për të humbur.
Cipras-Kamenos: ND dhe PASOK të tërheqin firmat
Greqi, përfundon takimi Aleksis Cipras-Panos Kamenos (Grekët e Pavarur). Pas takimit, Kamenos deklaroi se “SYRIZA-Grekët e Pavarur-DIM.AR. me numrat që kanë nuk bëjnë dot qeveri”.
“Me SYRIZA kemi mosmarrëveshje që lidhen me cështjen e emigracionit dhe emrin e Maqedonisë, por nëse PASOK dhe ND pranojnë gabimin dhe krerët e tyre Venizelos e Samaras tërheqin firmat për masat e ashpra, vetëm atëherë do të bisedojmë për të bërë koalicion me ta”, deklaroi ai.
Cipras letër FMN, KE, BQE: Memorandumi nuk do të zbatohet!
Kryetari i Koalicionit të së Majtës Radikale, SYRIZA, Aleksis Cipras nëpërmjet letrave dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane, njofton kreditorët e Greqisë se angazhimet e ndërmarra nga qeveria e mëparshme për masa kursimi, nuk do të aplikohen, pasi populli grek me votën e e tij i kundërshtoi dhe i hodhi poshtë ato.
Z.Cipras paraqiti pesë pikat e dialogut që vendos SYRIZA, si kusht minimal në debatin për formimin e qeverisë së koalicionit, të cilat janë:
- Anulimi i ligjeve për prerjen e mëtejshme të pagave dhe pensioneve
- Anulimi i ligjeve që eliminojnë të drejtat e punëtorëve
- Kontrolli i sistemit bankar në vend
- Ngritja e një komisioni ndërkombëtar auditimi për të hetuar masën e borxhit publik grek
- Promovimi i ndryshimeve në sistemin politik për të thelluar demokracinë.
Cipras në gjithë deklaratat e tij ka theksuar se vendimi popullor i 6 majit ishte për çvlerësimin e Memorandumit dhe në këtë kontekst ai iu kërkoi Samaras dhe Venizelos të marrin mbrapsht angazhimet e tyre para ndërkombëtarëve, për zbatimin e masave shtrënguese.
Reagime nga huadhënësit e Greqisë
Huadhënësit e Greqisë e kanë refuzuar paraprakisht perspektivën që propozon Cipras.
Shtyhet vizita e ekipit të Trojkës në Athinë, e planifikuar për në mes të muajit maj. Sipas njoftimeve, Trojka është duke pritur për të parë "zhvillimet demokratike" në Greqi lidhur me krijimin e qeverisë.
"Ne e respektojmë rezultatin e zgjedhjeve dhe demokracisë në Greqi dhe presim që forcat politike të formojnë një qeveri koalicioni, e cila do të mbështesë reformat", tha Komisioneri Evropian Olli Rehn në një konferencë të përbashkët shtypi me Jose Manuel Barroso.
"BQE nuk do të pranojë rinegocim të paketës së shpëtimit të Greqisë", bëri të qartë një drejtor i Bankës Qendrore Evropiane, Gergk Asmousen. "Greqia duhet të marrë parasysh se nuk ka alternativa të marrëveshjes së programit, nëse dëshiron të mbetet anëtare e Eurozonës", tha Asmousen për gazeten Handelsblatt.
Për përmirësim, por jo për rishikim të kushteve të marrëveshjeve të financimit, flet presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz.