Daçiç: Serbia nuk bie, edhe nëse mbetet pa Kosovën
BEOGRAD - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i punëve të brendshme, si dhe kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç vlerësoi se Serbia nuk do të bie edhe nëse mbetet pa Kosovën.
Në pyetjen se cila është më e rëndësishme, Bashkimi Europian apo Kosova, Daçiç në një intervistë për gazetën “Kurir” tha se më e rëndësishmja është Serbia, transmeton Koha.
“Ne shkojmë në Bashkimin Europian për shkak të Serbisë dhe vetëm nëse është në interesin tonë. Nuk do të bie Serbia edhe nëse mbetet pa Kosovën. Kjo ka ndodhur në historinë serbe, ky fanatizëm dhe kjo dashuri për Europën, ose ky mazohizëm se nuk mund të jetojmë pa Kosovën apo pa Republikën Serbe”, -ka thënë Daçiç.
(er.nu/news24/BalkanWeb)