Rreth 2 mijë banorë të komunës Potom prej një jave pa energji
SKRAPAR - Rreth dy mijë banorë të komunës Potom në rrethin e Skraparit kanë vuajtur për rreth një javë mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e një defekti të pësuar nga reshjet e deborës.
Kreu i kësaj komune Edmond Omeri deklaron për NEWS24 se netët e festave të fundvitit kanë kaluar në terr të plotë për këta banorë, ndërkohë që askush nuk ka ndërhyrë për riparimin e defektit.
Sipas Omerit, në të gjithë komunën nuk ka asnjë elektriçist, ndërsa rrjeti dhe kabinat elektrike janë të amortizuara ndërkohë që askush nuk ndërhyn.
Ai deklaron se shërbimet e OST-së, banorët dhe komuna i kryejnë në mënyrë vullnetare, duke vuajtur mungesën e vemendjes pavarësisht se bëhet fjalë, sipas tij, për një zonë që i paguan rregullisht faturat e energjisë elektrike.
Defekti është riparuar vetëm mëngjesin e sotëm me ndërhyrjen e komunës Potom.
(er.nu/news24/BalkanWeb)