Lushnje, plagoset me armë 20-vjeçari, në pranga 3 persona
LUSHNJE - Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Lushnje.
Sipas policisë, Brahim Beqiri është plagosur nga dy persona te tjerë pas një sherri në një pikë grumbullimi të qumështit në fshatin Insht të këtij rrethi.
Policia ka arrestuar pasditen e sotme dy autorët e ngjarjes, vellezërit Altin dhe Valmir Furrxhi, përkatësisht 37 dhe 30 vjeç.
Ndërkaq në pranga është vënë edhe 30-vjeçari Genci Kapedani, nën akuzën e fshehjes së krimit. Mësohet se 20- vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(er.nu/news24/BalkanWeb)