E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosen dy persona, në qendër të Prishtinës, njëri kalimtar

(E plotësuar) Indeksonline mëson se përleshja kishte filluar për shkak të mosmarrëveshje në lidhje me disa aparatë të lojërave të fatit.

Një prej të përfshirëve në përleshje, sipas burimeve të Indeksonline është Hasbi Sekiraça. Pronarët e lokalit të lojërave të fatit ku Sekiraça kishte hyrë duke i sulmuar, janë mbrojtur me armë. Aty është plagosur D.K.  

Ndërkaq, njëri prej të plagosurve është kalimtar rasti i cili nuk ishte i përfshirë në përleshje.

---

Një person i panjohur ka shtënë me kallashnikov te Fakulteti i Filologjisë, afër kafes “Kaos” me ç’rast dy persona janë lënduar, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

Sipas një dëshmitari okular njëri nga të lënduarit është i moshës 25-30 vjeç dhe vjen nga qyteti i Ferizajit.

“Derisa isha duke kaluar kah lokalet e Lesnes, kam dëgjuar një zë i cili kërkonte ndihmë, më ka kërkuar që t’i ndihmoj që të shkojë të vetura e tij, për t'u nisur për spital. Mu duk se plumbi e kish kap ndër brinjë. Menjëherë e kam lajmëruar Policinë”, ka thënë dëshmitari.  Ai tha, se i plagosuri i ka thënë se është nga Ferizaj.

Policia e Kosovës jo zyrtarisht ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar, nuk dihet nëse është personi i njejtë i cili ka shtënë me kallashnikov. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›