E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, lirohen 2 gardistët, SHBA të tronditur

Vendimi i sotëm Gjykatës së Tiranës nga ku u shpall i pafajshëm ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo në lidhje me akuzat për vrasjen e 4 demonstruesve gjatë protestave të opozitës kundër qeverisë në 21 Janarin e dy viteve më parë, ka sjellë jo vetëm reagimet nga sfera e politikës shqiptare, por edhe ashpërsinë dhe revoltën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më i revoltuar se kurrë, Ambasadori Aleksandër Arvizu shkruan ndër rreshtat e deklaratës se ka ofruar mbështetjen e tij dhe se i është përgjigjur kërkesën së qeverisë shqiptare dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve.

"Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente", deklaron Arvizu.

Përmes një deklarate urgjente për mediat, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës.

Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011 nis deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ndërkaq, e menjëhershme ka qenë edhe deklarata e kryesocialisitit Rama, e cila më shumë se një reagim shprehet në formën e një falenderimi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ndryshe nga opozita patën një reagim mëse të qartë.

Faleminderit Shteteve te Bashkuara për shprehjen pa asnjë ekuivok të protestës ndaj verdiktit të sotëm! Bota e lirë s'i mban dot kësi turpesh, shkruan Rama në rrjetin social Tëitter.

DEKLARATA E AMBASADES SE SHBA NE TIRANE
Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011, nis deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë. Menjëherë pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së Shqipërisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve. Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit, një nga më të mirët në botë. Përgjatë gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës dhe objektiv. Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›