E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet dhe lirohet aktivisti i VV-së

Policia ka arrestuar një aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje derisa ai po vendoste fotografitë se si do të dukej në burg ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Lajmin e ka konfirmuar udhëheqësi i kësaj Lëvizje në Klinë, Skender Merturi.

Ai ka treguar se është shoqëruar për në stacionin e policisë në Klinë Genc Shala, i cili është liruar pas dy orësh. Aksioni i kësaj Lëvizje është kryer të enjten paradite në qytetin e Klinës.

Merturi ndër të tjera ka treguar se aksioni ka shkuar sipas planit dhe se nuk ka pasur të tjerë aktivistë të arrestuar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›