E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamza në errësirë, shkak prishja e transformatorit

Tiranë- CEZ Shpërndarje njofton se do të ketë ndërpreje të energjisë elektrike në Kamzë. Ndërprerjet e energjisë për shkak të djegies së transformatorit që furnizon me energji elektrike këtë zonë.

CEZ Shpërndarje bën me dije se grupet e punës po punojnë për riparimin e defektit dhe zëvendësimin e transformatorit.

Aktualisht Kamza është pa drita, sipas CEZ Shpërndarje parashikohet që brenda dy orësh do të rikthehet energjia elektrike.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›