E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq: Dialogu nuk do të zhvillohet, nuk kemi miq në Perëndim

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë Serbia nuk ka asnjë mik të sinqertë në Perëndim.

Daçiqi po ashtu ka thënë se se dialogu nuk ka pse të vazhdojë dialogu meqë është folur që Serbisë do t’i ofrohet autonomi e gjerë për serbët në Kosovë, por nga kjo “nuk ka asgjë”.

Kryeministri serb ka shtuar se “dialogu me Prishtinën nuk ka më pse të zhvillohet sepse pala tjetër nuk heq dorë nga qëndrimet e saja”.

“Serbia praktikisht nuk ka pasur mundësi që të merr pjesë në dialog, ka marrë pjesë me të vetmin qëllim se si t’i largojë institucionet e veta dhe se serbët në veri t’i hedh në sistemin kosovar. Tash kemi afat deri të martën që të deklarohemi për atë propozim”, ka thënë Daçiq.

Daçiq këto komenti i ka bërë gjatë një vizite në Paris./Indkeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›