E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjosa Osmani kundër LDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është pajtuar me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, që të votojë pro rezolutës për pëlqimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

E vetmja votë kundër kësaj marrëveshje, nga LDK-ja, ka qenë ajo e Vjosa Osmanit.

“Vota ime është votë në vetvete. Unë jam nga Mitrovica dhe nuk kam pasur se si të votojë pro marrëveshjes, andaj kam votuar kundër”, ka deklaruar për Indeksonline, Vjosa Osmani.

Kundër kësaj marrëveshje ka votuar edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili mbrëmë e kundërshtojë atë në fjalimin e mbajtur si deputetë.

Deputetët tjerë që votuan kundër janë edhe Agim Kuleta, Aurora Bakalli dhe Emin Gërbeshi. Ndërsa, anëtarët e VV-së nuk kishin votuar fare./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›