Poposki: Vendime guximtare dhe vizionare të Thaçit dhe Daçiqit

Vendime vizionare të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Kështu ka vlerësuar nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki.
Në deklaratën me shkrim, Poposki ka përshëndetur guximin e dy kryeministrave, si dhe angazhimin e përfaqësues së BE-së, Catherine Ashton.
“Ata treguan se zgjidhjet mund të arrihen vetëm me dialog të ndërsjellë, me respektimin e vlerave evropiane dhe me respekt reciprok.
Me vetë faktin se ndërtimi i marrëdhënieve fqinjësore, i stabilitetit dhe i së ardhmes euroatlantike, janë përcaktim afatgjatë dhe i vazhdueshëm i Republikës së Maqedonisë, MPJ përshëndet të gjitha përpjekjet në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën me shkrim.
Sipas kryediplomatit, marrëveshja Kosovë-Serbi inkurajon të gjithë dashamirët e stabilitetit dhe të prosperitet të Ballkanit.
“Interesi i Maqedonisë është përparimi i të gjitha shteteve në proceset integruese. Ky moment është vërtet për t’u përshëndetur”, ka deklaruar Poposki./Indeksonline/