Buzhala: Me AAK-në në Qeveri, qytetarët do bëjnë gjimnastikë

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala është çuditur me një deklaratë të nënkryetarit të AAK-së, Ahmet Isufi, ku ky i fundit ka thënë se puna në administratë publike me qeverisjen në krye me Ramush Haradinajn do të fillojë duke filluar nga ora 7.
Buzhala tutje ka thënë se në kohën e qeverisjes së Ramush Haradinajt ka pas edhe krim të organizuar.
“Nuk e kuptova saktë Ahmet Isufin çka deshtë me thënë me qatë intervistën se me AAK'në puna ka me filluar në ora 7 të mëngjesit. A do të thotë kjo që orari ka me përfunduar në 14 pasdite? Më shumë se tetë orë në ditë nuk mundet kërkosh me i detyru njerëzit me punuar. Apo jo? Përndryshe ish dashtë që me u ndërruar ligji i Punës, sepse janë orët e caktume se sa lejohet në jave me punuar administrata. Po du me thënë që kjo çka ka thënë z. Isufi është pjesë e demagogjisë "për me punuar". Nuk kisha me u çuditë që tash një anëtar tjetër i kryesisë së AAK-së me dal e me thënë se prej 6.30 të sabahut të gjithë qytetarët duhet me dal me ba gjimnastike para banesave”, ka shkruar Buzhala në profilin e tij në Facebook.
Mirëpo, Buzhala nuk është ndalur me kaq në një koment duke iu përgjigjur një komentuesi rreth këtij postimi. Ai ka shkruar se në kohën e qeverisjes së Ramush Haradinajt ka pas edhe krim të organizuar.
“Efektivisht në kohen e Enver Hoxhes në Shqipëri populli janë këputë tuj punu, ama kush hajrin asaj pune nuk ia ka pa. Nuk po them se kjo qeveri, e sidomos ministra të caktumë të kesaj qeverie janë tuj punu drejt, ama jam i bindur se Ahmet Isufi nuk ka pas punuar ma mire kur ka qenë ministër. Jam gjithashtu i bindur se Isufi dhe isufet e tjerë të AAK'së janë të njëjtit që kanë qenë prej vitit 2004 -2007”.
“Nuk ki nevojë Ardiana që ne profil temin me më tregu se kënd kam drejt e kënd jo me e kritiku. Thjesht mundesh me komentuar. Kështu qe unë mendoj se ai tre mujor (i qeverisjes së Ramush haradinajt) thjesht ka qenë një pune e zakonshme e nje kabineti të ri qeveritar. Madje mendoj se ka qene një tre mujor i dobtë. Madje - mos u prek Ardiane - qe ne atë kohë ka pas edhe krim të organizuar”, shkruan Buzhala. /Indeksonline/