Daçiq: Në horizont problemet e mëdha në dialogun e Prishtinës dhe Beogradit

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk ka nevojë të informojë parlamentin për dialogun me Prishtinën, sepse siaps tij, nuk ka pasur kurrfarë lëvizjesh në bisedime, përkundrazi, në horizont janë problemet e mëdha.
Daçiq ka saktësuar se ekziston një problem i thellë dhe i vështirë, sepse sipas tij, autoritetet e Prishtinës nuk dëshirojnë të pranojnë asgjë që duhet patjetër dhe nuk i detyron askush.
“Nuk ka marrëveshje sepse pala e Prishtinës nuk përkrah dhe nuk dëshiron të bisedojë që Bashkësia e (e komunave serbe) të ketë çfarëdo instrumentii të pushtetit, zgjedhjet, organet, kompetencat ekzekutive”, ka thënë Daçiq para gazetarëve në Beograd.
Ai ka theksuar se për Serbinë është e papranueshme që Bashkësia e komunave serbe të mos ketë kompetenca, dhe krejt ajo që mund të bëjë është botimi i revistave dhe organizimi i tryezave të rrumbullakta. Siç është shprehur, Prishtina mendon se Qeveria e Serbisë do të pranojë të gjitha vetëm që të marrë datën. “Nuk duam, sepse ne këtë nuk e bëjmë për shkak të datës, por sepse duam të zgjidhim problemin me kompromis”, ka thënë Daçiq.