E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filloi zbatimi i IBM-it edhe në dy pika kufitare

Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit ka filluar zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit(IBM) në pikat kufitare Muqibabë dhe Mutivodë. Kjo vjen pas fillimit të suksesshëm të funksionimit të IBM në katër pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë si dhe pas marrëveshjes së arritur në bisedimet që janë mbajtur në Bruksel.

Kjo është konfirmuar nga Ministria e Punëve të mbredshme përmes një komunikate për media

"Tani të gjitha pikat kufitare po funksionojnë normalisht sipas marrëveshjes për IBM-in. Fillimi i zbatimit të marrëveshjes së IBM-it në të gjitha pikat kufitare do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave. Menaxhimi i kufijve shtetëror është në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian dhe shënon një hap të madh në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve", thuhet në komunikatë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›