E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Kroit të Vitakut kërkojnë të kryhen punët e mbetura

Banorët e Kroit të Vitakut ankohen për disa punë të pakryera në disa shtëpi të rindërtuara atje. Ata shprehen të gatshëm të kthehen në momentin që përfundojnë shtëpitë e tyre.

Derisa dhjetëra familje janë kthyer dhe kanë nisur jetën e re në shtëpitë e rindërtuara në Kroin e Vitakut, disa të tjera kanë mbetur ende duke jetuar me qira në jug të qytetit. Prej tyre ka që u janë rindërtuar shtëpitë, por që nuk janë kryer ende disa punë. Nazmi Ismajli, përfaqësues i këtyre banorëve, thotë se ata janë të gatshëm të kthehen, por duhet të kryhen të gjitha punët,raporton rtk.

”Kërkesat e tyre janë pak më ndryshe. Këta kërkojnë të rregullohet edhe një dhomë në katin e dytë dhe kërkojnë disa kushte të posaçme për kthim atje”.

Në lidhje me problemet që kanë dal si rrjedhojë e mospërmbushjes së kontratave në tërësi nga punëkryerësit, zyrtarët komunalë premtojnë të zgjidhet një çështje e tillë. Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, thotë se do të bëhet një listë e punëve që kanë mbetur pa u kryer.

”Do ta bëjmë një evidencë për secilën shtëpi çka është kryer çka nuk është kryer. A i kanë përmbush operatorët ndërtimor obligimet që i kanë pasur, a kanë mbetur ende borxh për me punu në mënyrë që të bëjmë presion te operatorët që të vazhdojnë t’i kryejnë punët”,

Sipas të dhënave të zyrtarëve komunalë deri me tani në veri të Mitrovicës janë rindërtuar rreth 150 shtëpi, derisa edhe një numër përafërsisht i njëjtë ka nevojë për trajtim. Ata thonë se deri më tani janë investuar rreth 15 milionë euro në rindërtim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›