Natali Velijaj tregon emrat

Shtetasja gjermane Natali Velija i ka treguar prokurorisë të mërkurën emrat e tre zyrtarëve të lartë të ministrisë se punëve të brendshme me te cilët pretendon të ketë bashkëpunuar në aferën 1. 4 milonshe te pasaportave.
Por, avokati i saj Tom Gashi serish ka refuzuar të bëjë publik identitetin tyre me pretekstin se nuk di kush janë.
Ai ka deklaruar Klan Kosovës se klientja e tij do të merret në pyetje edhe një ditë tjetër nga ana e prokurorisë speciale, pasi që seanca e së mërkurës ka mbetur në gjysmë, për shkak të sëmundjes se saj. /Indeksonline/