E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Kthimit ka ndërtuar 75 shtëpi

Drejtues të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete kanë prezantuar të mërkurën arritjet gjatë këtij viti dhe planet për vitin e ardhshëm.

Ministri Radojica Tomiq ka thënë se gjatë këtij viti me anë të projekteve të shumta është arritur të ndërtohen 75 shtëpi në lokalitete të ndryshme të Kosovës për të kthyerit, transmeton koha.

Tomiq ka thënë se me ndihmën e shumë donatorëve do të vazhdohet me investime të ndryshme në shkolla, rrugë, kanalizim, si dhe në projekte për të ndihmuar stabilizimin e të kthyerve.

Ai ka thënë se projekti më i madh për vitin e ardhshëm do të jetë ai i kthimit të shumë familjeve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas nga Mali i Zi e Maqedonia./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›