E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq: Nuk flitet për Kosovën në OKB

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB nuk është përmendur.

“Askush asnjëherë në takimet në Bruksel nuk e ka hapur temën e karriges së Kosovës në OKB-së”, ka thënë Daçiq duke potencuar se as takimet e Brukselit kjo teme nuk është biseduar.

Ai ka thënë se ekzistojnë presione, dhe këto janë evidente dhe se për këtë tashmë kanë folur publikisht edhe në BE, që mos të pengohet anëtarësimi i Kosovës në disa organizata ndërkombëtare.
“Për ne kjo çështje është absolutisht e papranueshme pa zgjidhjen e tërësishme të problemit të Kosovës”, ka thënë theksuar Daçiq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›