E Shtunë, 31 Tetor 2026

Planifikonin atentat ndaj Erdoganit, shtatë në pranga

Shtatë persona kanë përfunduar në prangat e policisë turke nën akuzën e përgatitjes së një atentati ndaj kryeministrit Recep Taip Erdogan.

Kështu njoftoi gjatë një interpelance parlamentare ministri i Brendshëm turk, Naim Sahin. Ai tha se janë siguruar prova të mjaftueshme që vërtetojnë se të arrestuarit po planifikonin ekzekutimin e kryeministrit dhe të presidentit të Turqisë.

Sahin nuk përmendi se si dhe kur janë kryer arrestimet, por u mjaftua të deklarojë se detajet e tjera do të dalin kur të ndaluarit të dalin para gjykatës, transmeton TCH

Ministri nuk dha detaje të tjera, as identitetin e të ndaluarve dhe as vendin e arrestimit të tyre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›