Homazhe pranë varrit të Arbën Xhaferrit

Një delegacion i Partisë Demokratike Shqiptare, i kryesuar nga kryetari i saj, Menduh Thaçi, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-kryetarit të PDSH-së, Arbën Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij sot, më 24 janar.
“Sot është 65 vjetori i lindjes së kryetarit tonë Arbën Xhaferi dhe normalisht e kujtojmë zotëri Xhaferin me shumë dhimbje dhe mall. Jemi shumë krenarë që jemi trashëgimtarë të një rrugë politike shumë të shëndoshë që ai e vendosi para 20 vjetëve për shqiptarët e Maqedonisë. Do të vazhdojmë ta përkujtojmë, por edhe ta kultivojmë rrugën që ai e nisi që në vitin 1993, dhe kjo rrugë sigurisht do të përfundojë me shumë suksese”, deklaroi Menduh Thaçi, raporton Zhurnal.
Mendimtari dhe politikani Arbën Xhaferri ndërroi jetë para disa muave, pas një sulmi cerebral./Indeksonline/