E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mentor Shala, drejtor i përgjithshëm i RTK-së

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës e ka zgjedhur Mentor Shalën për drejtor të përgjithshëm të kësaj shtëpie publike.

Burime të portalit "Reporteri" brenda Bordit të RTK-së kanë bërë të ditur se brenda këtij institucioni, me shumicë votash, është vendosur që drejtor i përgjithshëm i RTK-së të jetë Mentor Shala.

Si transmeton Telegrafi, në konkursin për këtë post, të mbyllur ditë më parë, kishin konkurruar drejtori i deritanishëm, Sylejman Shaqiri, Muharrem Nitaj, Ragip Luta, Zymber Kelmendi, Jeton Budima e Zymber Veliu, si dhe Mentor Shala, i cili mban postin e zëvendësdrejtorit.

Shumë shpejtë pritet që vendimi të publikohet edhe nga vetë Bordi i RTK-së./Indeksonline/  
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›