Daçiq: Sa ta kemi Rusinë, se lëmë Kosovën në OKB

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar në New York se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në KB pasi konsideron se çështja e statusit të Kosovës nuk është zgjidhur.
Daçiq ka thënë se duhet kërkuar zgjidhjen e drejtë që do të jetë në interes të serbëve e shqiptarëve, ka kumtuar sot Qeveria e Serbisë, njofton Beta.
"Për ne është e palejueshme, e për këtë kemi edhe përkrahjen e Federatës (së Rusisë), që anëtarësimi në KB të zgjidhet me marrëveshje parciale”, ka thënë Daçiq gjatë bisedës me shefin e misionit rus në KB Vitalij Çurkinin.
Daçiq ka thënë se Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e vet kur bëhet fjalë për KB-në. Ai ka shtuar se Serbisë për zgjidhjen e problemit të Kosovës i nevojitet përkrahja e Rusisë, e Kinës dhe të vendeve të tjera të mëdha.
"E falënderojmë Rusinë në përkrahjen që na e jep. Federata e Rusisë parimisht dhe me konstruktivet përkrah Serbinë me qëllim të zgjidhjes së drejtë dhe të paqes afatgjate në rajon e në veçanti për ekzistencën e serbëve. Është dënuar çdo keqpërdorim i misioneve ndërkombëtare që shpie në përforcim të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Daçiq./Indeksonline/