Daçiq dhe Ban flasin për Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar në Nju Jork sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, të cilin e ka informuar në lidhje me bisedimet me Kosovën. Ai po ashtu ka thënë se misioni i OKB-së në Kosovë duhet të ketë rol udhëheqës.
“Konsiderojmë se UNMIK-u duhet të ketë edhe më tej rol kryesor dhe udhëheqës, si faktor për vendosjen e paqes”, ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe.
Sipas burimeve të njëjta, Daçiq ka takuar edhe ambasadorin e Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës.
Takimet e tij kanë ndodhur në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.
Në këtë ngjarje, e cila zhvillohet sot, do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Daçiq./Indeksonline/