E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Çeku në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së NATO-s

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, me ftesë të komandantit Suprem të NATO-s Admiralit James Stavridis, po qëndron për një vizitë zyrtare, në Shtutgart të Gjermanisë, ku po merr pjesë, në Ceremoninë e ndërrimit të Komandës së NATO-s, nga Admirali James Stavridis te gjenerali Philip Breedlove.

Gjithashtu, ministri Ceku, sot ka takuar, Zëvendëskomandantin e EUCOM-it, ambasadorin Butler dhe zëvendës shefin e Politikave dhe Planeve të EUCOM-it, Admiralin Piercey.

Në këto takime, ministri Çeku i ka njoftuar bashkëbiseduesit, për të arriturat e FSK-së, si dhe për zhvillimi e saj, në të ardhmen. Në të gjitha këto takime, u konfirmua mbështetja e vazhdueshme e SHBA-ve dhe NATO-s, për FSK-në.

Gjatë ditës së sotme, ministri Ceku, pritet të ketë edhe takime të tjera, të nivelit të lartë si dhe takime bilaterale, me homologët e vendeve të tjera pjesëmarrëse, në këtë ceremoni të ndërrimit të Komandantit të NATO-s, për Evropë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›