E Diel, 1 Nëntor 2026

Zogaj kandidati më serioz për Kryetar të Degës së PDK-së në Prizren

Agim Zogaj, në strukturat e larta të PDK-së por edhe në elektorat, po shihet si kandidati më serioz per kryetar të Degës së PDK-së në Prizren.

Burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur për portalin “Gazetaeprizrenit.com” se përmes profesor Zogajt dhe disa intelektualëve, të cilëve do t’i jepet hapësirë më e madhe në Kryesi, kjo parti synon që t’i vë kapak reformave në Degën e PDK-së në Prizren, përmes procesit zgjedhor që është duke u zhvilluar tani. Madje emri i tij, sipas këtij burimi, është duke u analizuar që të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit, në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Profesor Zogaj, edhe pse ende nuk e ka bërë zyrtare kandidaturën, është duke u parë si zgjidhja më e mirë për postin e të parit të PDK-së në Prizren, për shkak të profilit të tij akademik e qytetar dhe ndikimit dhe përkrahjes që vlerësohet që ka në qytetin e Prizrenit me rrethinë. Në zgjedhjet që u mbajtën të shtunën në lagjen më të madhe në Prizren – Lagja Ortakoll, e cila e përcakton fituesin në zgjedhjet komunale, Profesor Zogaj ka marr më së shumti vota si delegat për Kuvendin e Degës dhe për Kryesinë e re të Nëndegës.

Zgjedhjet në Degën e PDK-së në Prizren pritet të mbahen më 16 dhjetor. Gazeta  ka intervistuar për këtë çështje Profesor Zogajn, i cili është shprehur i gatshëm të marr detyra të reja që i besohen nga elektorati dhe strukturat e PDK-së dhe më gjerë./ Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›