Daçiq shkarkon Trajkoviqin

“Shkarkimi nga posti i u.d. të drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Graçanicë, nga kryeministrit serb, Ivica Daçiq, është rezultat i armiqësisë dhe përndjekjes personale të SPS-it (Partisë Socialiste të Serbisë)”, thotë Rada Trajkoviq, që është edhe deputete e Listës Unike Serbe në Kuvendin e Kosovës.
“Që nga viti 1999, familja ime dhe unë kemi jetuar të lirë vetëm kur në kohën kur kryeministër ishte i ndjeri Zoran Gjingjiq. Socialistët në qeverinë e Mirko Cvetkoviqit, në veçanti kryeministrit aktual, Ivica Daçiq, kanë kërkuar shkarkimin tim, por nuk kanë mbështetje. Pavarësisht nga ky dënim i paarsyeshëm, ata nuk do të kenë sukses të më largojnë nga gjithçka që kam bërë për të ruajtur sigurinë maksimale shëndetësore të popullsisë së Kosovës”, thotë Trajkoviq, raporton ‘Danas’.
E pyetur nëse pasardhësi i saj në postin e drejtorit do të jetë ”likuidues”, siç thonë disa analistë, Trajkoviq thotë se ”për planet duhet të pyesni Hashim Thaçin, i cili me Ivica Daçiqin ka aranzhime të brendshme”.
Ajo thotë se e di arsyen e shkarkimit të saj, por nuk e ka ndërmend të ankohet. /Indeksonline/