Daçiqi me kërkesa, Thaçi me duar në xhepa

Fotografitë e publikuara nga takimi i sotëm mes kryeministrave Hashim Thaçit e Ivica Daçiqit në Bruksel tregojnë për një dallim të madh në tavolinë.
Fotografitë janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe të gjithë vërejtur të njëjtën gjë, mungesën e dokumenteve ose fletoreve të shënimeve në tavolinë të ekipit të Kosovës.
Për dallim prej Thaçit dhe Shalës, kryeministri serb duket se është i përgatitur mirë për kërkesa. Përpara në tavolinën e tij shihen dokumente si dhe laps. Po ashtu tek baronesha Ashton.
Disa prej komentuesve e kanë përshkruar foton duek riaktualizuar thënien e famshme: “Budallai mban mend, i mençuri shkruan”./Indeksonline/