E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci: Ishte rrenë që LDD e Pejës kaloi në LDK

Nexhat Daci ka demantuar Besa Gaxherrin dhe LDK'në se Dega e LDD'së në Pejë është shkrirë në LDK.

Lideri i LDD'së ka thënë se janë të pavërteta pohimet se Dega e LDD'së në Pejë është shuar apo ka kaluar në ndonjë parti tjetër.

Madje, ai i ka quajtur rrena njoftimet e LDK'së se krejt LDD e Pejës është rikthyer në Shtëpinë e Vjetër.

"Pse s`tregojnë se ishte rrenë e madhe e ish-udhëheqësisë dhe dy tre vetëve në LDD se LDD po shkrihet ose është shkrirë dikund", ka thënë Daci, me rastin e zgjedhjes së Demë Qorrit në krye të LDD'së në Pejë.

Me këtë rast, Kryetari i ri i LDD'së në Pejë ka thënë se i japin mbështetje të plotë koalicionit me AAK'në.

"Koalicioni i ndërtuar nga Akademik Nexhat Daci dhe Ramush Haradinaj Dega e LDD'së në Pejë e mbështet dhe e përkrah fuqishëm", ka thënë ai.

Ndërkohë, një ditë më parë, LDK ka njoftuar se Kryetarja e deritashme e LDD'së në Pejë me krejt strukturat e kësaj partia kanë kaluar në Partinë e Isa Mustafës./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›