Kryeministri frikësohet nga shpirtat në shtëpi

Kryeministri japonez e ka shtyrë vendosjen në rezidencën zyrtare pasi që në opinion sërish ka filluar rrëfimi për “shpirtrat” në të e për këtë temë ka debatuar edhe Parlamenti. Pasi që kryeministri japonez Shinzo Abe dhe bashkëshortja e tij shtynë vendosjen në rezidencën zyrtare në të cilën në të kaluarën kanë ndodhur disa vrasje, sërish në medie u potencua rrëfimi për shpirtrat që shëtisin nëpër korridoret e rezidencës.
Zërat për rezidencën që e rrethojnë shpirtrat kanë dimension të atillë sa që Qeveria u detyra ta përgënjeshtrojë publikisht praninë e tyre në vilën që tradicionalisht e banojnë shefat e qeverisë.
Edhe pse janë bërë pesë muaj që nga zgjedhja e tij në krye të qeverisë, Abe ende nuk është vendosur në residencë .
Për shpirtar aty ka debatuar edhe Parlamenti.
Sipas legjendës së qytetit, në rezidencë, e ndërtuar në vitin 1929, shetit shpirti i ish- kryeminsitrit japonez Cujoshi Inukaia, i cili u vra gjatë një kryengritje ushtarake./Indeksonline./