E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg për jetë për Afrim Hasanin, vrau dy policë

Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda, e cila ka dhënë dënimin maksimal për këtë shtetas. Gjykata e ka marrë këtë vendim, sipas të cilit të krimi i kryer nga Afrim Hasani është realizuar në gjendje të mirë mendore, ndryshe nga se kishte pretenduar pala mbrojtëse. Edhe pse ky vendim u mor në shkallën e parë të gjyqësorit, avokatët mbrojtës e çuan çështjen në shkallën e dytë, e cila ka lënë në fuqi masën “burg për jetë”.  Ngjarja e rëndë ndodhi në mars të vitit të kaluar, kur Afrim Hasani qëlloi në lokal, dy vrarë dy efektivë, ngjarje e cila bëri bujë në opinionin publik dhe që u dënua nga krerët më të lartë të shtetit. Kështu, humbën jetën dy inspektorët e Qarkullimit Rrugor, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, ngjarje cila ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›