E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Bulqizë 50-vjeçari, vrau të ëmën me sopatë

Ky shtetas u arrestua në fshatin Ostren të Bulqizës, dhjetë ditë pasi vrau të ëmën dhe plagosi të bijën. Por arrestimi i tij, ka nxjerrë fakte të reja, pasi ai dyshohet se ka vrarë edhe bashkëshorten, për të cilën e ëma tashmë e vdekur kishte dijeni. Mendohet se ngjarja ka ndodhur 10 vite më parë, ndërsa trupi i saj është ende i zhdukur. Arratia e 50-vjeçarit ka marrë fund ditën e sotme, duke u vënë në pranga. Ai dyshohet se ka probleme mendore, por gjithçka do të sqarohet pas analizimeve të organeve të hetimit.  Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pervadh të Librazhdin më datë 4 shkurt të këtij viti, ku 50-vjeçari vrau në mënyrë barbare me sopat të ëmën 75-vjeçare.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›