E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci: Koalicion me LDK-në, por jo bashkim

"Askush në është i mençur që të thotë se kurrë nuk do të ketë asgjë. Përafrime do të ketë, përafrime ka pasur edhe gjatë 2 viteve të kaluara. Pra, ne në Suharekë kemi pasur koalicion të mirë me LDK-në, dhe e kemi bërë të qartë që nuk e përjashtojmë mundësinë e koalicioneve në asnjë moment”, tha Daci.

Deklaratat e Dacit vijnë pak ditë pas dorëheqjes së Blerim Ramosaj, i cili hodhi idenë e bashkimit të dy partive në fjalë. Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, tha se propozimi i Ramosajt, ka ngjallur reagime te një grup anëtarësh të tjerë të LDD-së, mirëpo sipas tij është lidershipi i kësaj partie që nuk është duke e pranuar këtë projekt. LDD është krijuar në fillim të vitit 2007 pas ndarjes së kryetarit të saj, Nexhat Daci me LDK-në.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›