E Diel, 1 Nëntor 2026

Vulin: Beogradi nuk i pranon Shantazhet e Prishtinës

Aleksandar Vulin, drejtor i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, tha sot se Beogradi është i gatshëm që ta vazhdojë dialogun me Prishtinën, por se “nuk mund të bien dakord për shantazhet dhe dhunën që vjen nga ana tjetër”.

Ai madje tha se përfaqësuesit serbë nuk do të takohen me përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, sepse "ai nuk ekziston", por me përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve të Kosovës.

Sipas tij, Beogradi është i gatshëm "që nesër për ta vazhduar dialogun", por në këtë proces “duhet të ndërlidhen edhe Kombet e Bashkuara”.

"Por, kjo varet nga vendimet e Këshillit të Sigurimit, Brukselit, e jo vetëm nga Serbia. Ne besojmë se negociatat do të jenë shumë më të shpejta e më të suksesshme nëse Kombet e Bashkuara përdorin autorizimet e tyre", tha Vulin për “Beta”, duke shtuar se kjo iniciativë nuk e sjellë Beogradin në konflikt me BE-në dhe SHBA-të.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse OKB-ja nuk do të angazhojë në dialog, por vetëm BE-ja, Vulin shprehet se Beogradi "nuk do të shmanget nga asnjë negociatë”.

"Sa për ne, negociatat janë e vetmja zgjidhje", tha ai.

“Serbia dëshiron dialog në një nivel më të lartë politik, që do të ishte një sinjal për bashkësinë ndërkombëtare dhe qytetarët në Kosovës se Beogradi dëshiron që seriozisht t’i zgjidhë problemet në krahinë. Por, duhet të jetë e qartë se përfaqësuesit serbë nuk do të takohet me përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, sepse sipas tij ‘ai nuk ekziston’, por me përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve të Kosovës. Beogradi nuk mund të flas me njeriun të cilit i ndalohet hyrja në gjysmën e shteteve të BE-së”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›