BDI do të kërkojë më shumë ambasadorë nga Ivanov
Shkup -Pas zgjedhjes së presidentit të ri të Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) thonë se së shpejti do të plotësohen edhe vendet e zbrazëta të ambasadorëve në disa shtete. Zëdhënësi i MPJ-së Petar Çulev thotë se në disa shtete ende nuk janë emëruar ambasadorë për shkak se tetë muaj me radhë presidenti i deritanishëm Branko Cërvenkovski ka refuzuar t’i nënshkruajë dekretet. Sipas tij, momentalisht Maqedonia s’ka ambasadorë në Otavë-Kanada, Kanbera-Australi, Sofje-Bullgari, Hagë-Holandë, Doha-Katar, Varshavë-Poloni, ndërsa ushtrues detyre ka në Nju-Delhi të Indisë dhe Tel Aviv të Izraelit.
Çulev thotë se së shpejti do t’i përfundojë mandati ambasadorit në kryeqytetin e Italisë, Romë. Ai thotë me inaugurimin e presidentit të ri, Maqedonia do t’i plotësojë të gjitha vendet e zbrazëta të ambasadorëve. Nga ana tjetër burime të larta në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) thonë se kuadri i tyre Agron Buxhaku do të kalojë në diplomaci por nuk dihet se në cilën kryeqendër evropiane do ta ushtrojë postin e ambasadorit.
Jozyrtarisht përmendet Haga, por nuk përjashtohet edhe ndonjë vend tjetër. Në Sofje ku deri para do kohe ambasador ishte Abdurrahman Aliti, ambasadori i ri me siguri s’do të jetë shqiptarë. Nga burime të larta partiake marrim vesh se BDI do të kërkojë ndonjë qendër të rëndësishme evropiane nga presidenti i ri Ivanov.
Nga kjo parti bëjnë të ditur se do të shihet edhe përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë. Në disa shtete s’janë dërguar ambasadorë si rezultat i mospajtimeve në relacionin President-Kryeministër, për shkak se Cërvenkovski insistonte që diplomatët të cilët duhet ta paraqesin vendin në disa metropole të rëndësishme duhet të jenë nga kuadri profesional i MPJ-së, ndërsa Gruevski insistonte në atë që në listë të jenë profesorë universitarë dhe intelektualë.
Në Kombet e Bashkuara (KB) në Nju-Jork tani është Sllobodan Tashovski, në Misionin e NATO-s në Bruksel, Kire Ilioski, në Londër Marija Efremova, në Bruksel Muhamed Halili, ambasador në Misionin e përehershëm në Bashkimin Evropian (BE) është Blerim Reka, në Vatikan, Bartollomej Kajtazi. lajmpress