E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma PBDNJ Proporcional kombetar dhe lista te hapura


Përthyerja e votës së minoritetit etnik grek në dy zona elektorale, në qarkun e Gjirokastrës dhe në Qarkun e Vlorës, penalizoi në zgjedhjet e fundit Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Me rreth 18 mijë vota, (18078) kjo parti mundi të nxjerrë vetëm një deputet, kryetarin Vangjel Dule. Ndërkohë që Partia Demokratike me rreth 610 mijë vota (610463), nxori 68 deputetë, pra mesatarisht 8700 vota për cdo mandat. Vangjel Dule thotë se kur pjesemarrja e përgjithshme në votime nuk i kalon 50% të zgjedhësve, sic është rasti i Shqipërisë, vendi nuk mund të ketë luksin që të përjashtojë nga përfaqësimi edhe një pjesë tjetër të atyre qytetarëve që votojnë. Zoti Dule e ka një ide se si mund të ndreqet kjo anomali:

"Një sistem i hapur, edhe me konkurrim brenda kandidatëve të forcave politike, proporcional në rang kombëtar, me një prag pak a shumë si ai i Holandës, me 1%, do të ishte më përfaqësues dhe më fuksionali", tha Dule.

Por zoti Dule është i ndërgjegjshëm se ndryshimi i sistemit u bë pikërisht për të kufizuar numrin e partive në parlament.

"Gjithmonë me mendimin se kjo do të ndihmonte që të kishim një stabilitet qeverisës dhe efektivitet më të madh. Po provohet, - edhe këto ditë që përjetuam dështimin në arritjen e objektivit strategjik, që është ai i marrjes së statusit të vendit kandidat, - se kjo formulë nuk ishte funksionale në këtë rast", tha Dule.

Një problem tjetër, ai i administrimit të procesit zgjedhor nga një numër i kufizuar partish.

"Ky është një kundërshtim dhe një shkelje flagrante e barazisë në zgjedhje. Duhet të kalojmë në administrimin civil", theksoi Dule.

Kryetari i Partisë Bashkimi për Drejtat e Njeriut Vangjel Dule shprehet edhe në favor të përfshirjes në votime të emigracionit, që ai e cilëson si "pjesa elitare e shoqërisë sonë". Një ide sa e drejtë dhe parimore, po që mund të rezultojë një rezervuar votash për PBDNJ-në. Sidomos po të kihet parasysh se edhe Partia Socialiste e thelloi diferencën në Himarë dhe në Sarandë, në sajë të emigrantëve të ardhur me autobusë nga Greqia.
 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha-Rama barazim, por Shqipëria humbje?!
Andrea Stefani - Ndërkombëtarët përsëri të shtypur nga pesha e papërballueshme e thënies së një të vërtete që ulërin. Partitë, si në vitin 1914
Eugen Wollfarth, kreu prezencës së OSBE-se në Tiranë, gjatë një interviste për Top Channel shprehet i shqetësuar për qëndrimin e partive politike, të cilat janë ende larg një dialogu. Haxhinasto: Duam reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse
Në mbledhjen plenare të Këshillit të Përhershëm të OSBE-se, organi kryesor vendimmarrës i kësaj Organizate foli edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto. Topi kthen ligjin e mbetjeve
Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Parlament, ligjin për menaxhimin e mbetjeve. Zotërinj deputetë, mos u nxitoni!
Erjon Kristo - Ka ndodhur disa herë në Kuvendin e Shqipërisë që të vendoset në rendin e ditës çështja e ndryshimeve në Kodin e Qarkullimit Rrugor.

Lajmet kryesore

Lezhë, horror në Gjykatë
Salla e gjyqit lahet me gjak
Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
Amnistia, nuk zgjatet afati
Partitë, si në vitin 1914
Të miturit nëpër burgje, UNICEF: Nuk arsimohen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›