E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Jo në qeverinë që kushtëzohet me Kosovën

Kreu i Partisë Socialiste Serbe, Ivica Daçiç, ka thënë së nuk pranon hyrjen në qeveri, e cila do të pranonte hapjen e Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Beograd dhe atë të qeverisë së Serbisë në Prishtinë.

“Mendoni se mund të hyjmë në qeverinë, e cila pas tre ditësh do të thoshte se duhet të plotësohet një gjë e tillë? Mendoj se më lehtë do ta kishim të pranonim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiç në një konferencë në Beograd.

Nëse Partia Demokratike dhe ajo Progresive e Serbisë kanë pranuar hapjen e zyrave si kusht për avancimin e Serbisë drejt BE-së, atëherë le ta formojnë vetë koalicionin qeveritar, ka shtuar Daçiç.

Ai ka thënë se nuk është “njeri pro-evropian e as pro-rus, por pro-serb”.

Serbia po zhvillon bisedime për formimin e qeverisë së re, që do të pasonte zgjedhjet parlamentare të 6 majit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›