Recesion në Evropë mund të ketë pasoja gjithë-përfshirëse

Një recesion në Evropë mund të ketë pasoja gjithë-përfshirëse si për vendet e varfra ashtu edhe për ato të pasura. Steve Price-Thomas i Organizatës Oxfam tha se është shumë e rëndësishme për udhëheqësit e Grupit G-20 që të angazhohen për rritjen ekonomike si për vendet në zhvillim ashtu edhe për vendet e zhvilluara.
“Që nga viti 2009, ata vazhdimisht kanë premtuar të krijojnë një rritje të fuqishme, të qëndrueshme dhe të balancuar. Por ata kanë dështuar vazhdimisht në përmbushjen e këtij angazhimi”.
Ai tha se për vendet në zhvillim kjo do të thotë pengesa për një rritje të qëndrueshme ekonomike. “Vendet e varfra kanë arritur në maksimumin e aftësive të tyre financiare për të mbrojtur vetveten kundër krizës globale që është shkaktuar nga bota e pasur”. Drejtori i strategjisë së organizatës Oxfam tha se ndikimet e krizës ekonomike janë të qarta.
Ai tha se qarkullimi i kapitalit në vendet në zhvillim ra pothuajse në 140 miliard dollarë vitin e kaluar, ndërsa ndihmat nga dhuruesit kryesor ranë për herë të parë në 14 vjet në pak mbi 3 miliard dollarë.