Ziegler në Juventus
Nga Express më 26 maj 2011 në ora 14:31
Juventus ka transferuar mbrojtësin e majtë zviceran Reto Ziegler nga Sampdoria, ka njoftuar klubi nëpërmjet një komunikatë të enjten.
Ziegler është përforcimi i dytë i Bianconerëve gjatë kësaj jave pas ardhjes së mesfushorit Andrea Pirlo nga Milan.
Ziegler ka nënshkruar kontratë me Juventusin deri në vitin 2015 ndërsa u largua si futbollist i lirë nga Sampdoria që ka rënë në Serie B.
25 vjeçari përforcon krahun e majtë të mbrojtjes ku Juventus kishte probleme vitin e kaluar me lëndimin e Paolo De Ceglies për pjesën më të gjatë të sezonit.