EULEX po punon në zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak, ka siguruar përfaqësuesit e asociacioneve të familjeve të të zhdukurve, se EULEX-i dhe ekspertët e misionit që punojnë pranë Departamentit të Mjekësisë Ligjore (DLM) po bëjnë të pamundurën për t’i gjetur të zhdukurit.
Gjatë një takimi të enjten me drejtues të këtyre asociacioneve të udhëhequr nga profesor Haki Kasumi, nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjeve të të Zhdukurve të Kosovës, shefi i EULEX-it tha se janë duke punuar që të zbardhin fatin e personave të pagjetur.
“Ne jemi duke punuar dhe pavarësisht nga vështirësitë, ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që të sqarojmë fatin e të zhdukurve”, ka thënë Marnak.
Silvio Bonfigli, shefi i komponentit së Drejtësisë së EULEX-it, dhe Alan Robinson, bashkë-kryesuesi i Departamentit për Mjekësi Ligjore ishin prezent në takim.
Përfaqësuesit e shoqatave shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me EULEX DLM-në për të përcaktuar fatin e të dashurve të tyre.
Ndryshe, qëkur ekspertët e EULEX-it i janë bashkuar DML-së në dhjetor të vitit 2008, ky departament i ka kryer më shumë se 270 operacione në terren dhe janë gjetur me shumë 135 persona të pagjetur.
Në Kosovë 12 vjet pas përfundimit të luftës nuk dihet ende për fatin e mbi 1800 personave.