Vetservelle përshëndet marrëveshjen: Serbia më pranë BE-së

Shefi i diplomacisë gjermane, Gudio Vetservelle, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, duke e vlerësuar si një hap të madh në drejtimin e duhur.
“Ky është një hap i madh në drejtimin e duhur, në drejtimin drejt një rajoni paqësor dhe të qëndrueshëm, drejt partneritetit rajonal, si dhe drejt perspektivës evropiane e të dy shteteve”, citohet të ketë thënë Vestervelle në një njoftim për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin.
Sipas ministrit Vestervelle, ky është edhe sukses i politikës unike të jashtme evropiane.
Ai ka shtuar se pret që Beogradi e Prishtina të zbatojnë marrëveshjet, pasi sipas tij kjo do të ishte e rëndësishme për shqyrtimin e perspektivës evropiane të Serbisë në javën e ardhshme në Bruksel.