E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Eshal: Njohja e Kosovës nga Egjipti pritet të ndodh shpejt

 

PRISHTINE- Njohja e shtetit të Kosovës pritet të ndodh shumë shpejt edhe nga shteti i Egjiptit, një lajm të tillë e bënë të ditur ish-zëvendësministri i Jashtëm i Egjiptit dhe këshilltari i presidentit, Hosni Mubarak, Abdullah Al Eshal.
Ai tha se do të përpiqet fuqishëm të përcjellë në Egjipt realitetin e krijuar në Kosovë në mënyrë që njohja të mos vonojë. Al Eshal ka shtuar: "Dëshiroj që t'u siguroj juve se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Egjipti do të vijë shumë shpejtë pasi ne jemi të gatshëm për t'i kontribuar paqes në këtë pjesë, dhe tashmë jemi të informuar mirë për historinë dhe përpjekjet tuaja”. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›