E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mit Romni ka fituar zgjedhjet ne Puerto Riko

Kandidati kryesor republikan per president Mit Romni ka fituar zgjedhjet ne Puerto Riko duke forcuat keshtu pozitat e tij per te marre emerimin e Partise Republikane ndera perpiqet te sfidoje Presidentin Barak Obama ne zgjedhjet e nentorit.

Zyrtaret e zgjedhjeve thone se me 30 perqind te raporteve te qendrave te votimit Romni ka fituar 83 perqind te votave ndersa rivali i tij kryesor Rik Santorum ishte i dyte me 8 perqind dhe Njut Gingric i treti me 2 perqind.

Romni eshte pothuajse i sigurit se do te fitoje te 20 delegatet e Puerto Rikos. Ata do te ndahen ne se asnje prej kandidatet nuk mer me shume se 50 perqind te votave. Banoret e Puerto Rikos nuk mund te votojne ne zgjedhjet e pergjithshme.

Fitorja ne Puerto Riko i jep edhe me shume anvantazh Romnit ne garen per te siguruar 1144 delegatet qe duhen per te siguruar emerimin e Partise Republikane si kandidat per president.

Fushata republikane zhvendoset tani ne Illinoi shtet i cili mban zgjedhjet te marten. Luiziana do te votoje te shtunen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›