Nje rast i rende perdhunimi ne Turqi vazhdon te shkaktoje zemerim te madh edhe pas 8 vjetesh

Grupe te te drejtave te njeriut po shprehin zemerim te thelle rreth vendimeve kontradiktore te sistemit te drejtesise ne Turqi per disa raste te njohura perdhunimi. Njeri prej ketyre rasteve ka te beje me vendimin e nje gjykate apeli e cila uli denimin me burgim per rreth 20 meshkuj te gjetur fajtore per perdhunimin e nje vajze 12 vjecare. Dorian Jones i Zerit te Amerikes njofton se ky rast qe i eshte kaluar Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut eshte ne qender te zemerimit ne rritje te publikut. Rasti i vajzes e cila ligjerisht njihet me inicialet NC vazhdon te shkaktoje zemerim te thelle ne Turqi.
Nentorin e kaluar qindra njerez protestuan ne Stamboll kur Gjykata e Apelit vendosi se femija ne ate kohe 12 vjecare ishte pranuar te perdhunohej nga me shume se 10 burra dhe i denoi ata vetem me nje ose dy vjet burg.
Per avokaten e te drejtave te njeriut Eren Keskin ky vendim ishte zbrapsja me e fundit ne perpjekjet e saj 8 vjecare per te gjetur drejtesi per vajzen NC-ne.
Zonja Keskin eshte perballur per 20 vjet te tera me beteja te tilla ligjore si dhe me anen e erret te shoqerise turke por ajo thote se ne pervojen e saj te gjate kjo ceshtje ligjore nxori ne drite shume gjera te reja.
Qe nga fillimi kishim te benim me nje ceshtje te tmerrshme ligjore. Nje vajze jetime 12 vjecare u rrembye nga jetimorja dhe u mbajt per muaj te tere duke u dhene me qira qe te perdhunohej nga me shume se 10 meshkuj mes te cileve kishte zyrtare shteterore lokal si dhe nje officer ushtrie. Te gjithe keta burra kishin per detyre te mbronin popullaten thote avokatja.
Zonja Keskin thote se kjo ceshtje ligjore ekspozon aspektet dhe mangesite me te medha te sistemit turk te drejtesise se si trajtohen femrat viktima te krimeve seksuale vecanerisht te miturat. Ajo thote se ishte tmerruar nga menyra se si u trajtua vajza NC gjate viteve te procesit ligjor.
Gjykatesit e turperuan ate duke i kerkuar te shpjegonte ne hollesi se cfare i kishte ndodhur dhe kjo u be para te pandehurve. Ne gjyq nuk kishte mbeshtetje per te ajo ishte e akuzuara nje skenar teper i veshtire per te.
Avokatja Keskin thote se gjate gjithe kesaj pervoje te tmerrshme NC merrte ndihme psikiatrike megjithate ajo perjetonte perseri te njejten traume cdo here qe kthehej ne gjyq.
Disa ministra turq kane kritikuar ashper sistemin juridik lidhur me menyren se si u trajtua rasti i NC-se. Ministri turk i Drejtesise Sadullah Ergin thote se krimi kunder NC-se ndodhi perpara miratimit te nje ligji te ri qe parashikon ndeshkime shume me te ashpra per krime te tilla.
Pinar Ilkaracan e organizates Grate per te Drejtat e Njeriut ve ne pikpyetje angazhiminn e qeverise duke thene se vetem presioni nga shoqeria e detyroi ate te ndryshonte ligjin qe redukton ndeshkimet per perdhunuesit nese ata martohen me viktimat e tyre.
Ky nen ishte pjese e kodit te meparshem penal i cili ka shkaktuar reagimin me te ashper te publikut. Qeveria donte ta mbante ne fuqi kete nen por me ne fund ai u shfuqizua megjithate qeveria ka ndryshuar perberjen si dhe numrin e gjykatesve e prokuroreve me te larte dhe ne keshillin e ri gjykatesit dhe prokuroret jane shume me teper konservatore dhe duket sikur ekziston nje perplasje me ndryshimet ne kodin penal.
Avokatja Keskin thote se reformat ligjore ne Turqi perbejne nje permiresim te rendesishem por pervoja e saj ne rastin e vajzes 12 vjecare nxjerr ne pah nevojen per ndryshime ne mentalitetin e sistemit juridik.
Kjo ceshtje tregon se ligji ne Turqi mbron meshkujt dhe eshte shume i prapambetur ne mentalitetin e tij. Ka pasur shume ndryshime positive te ligjit por hapat drejt zbatimit te tij kane qene shume te vogla.
NC eshte rritur dhe me mbeshtetjen e plote te avokates se saj Keskin ka ne plan te ndjeke studimet e larta. Por lufta e saj per drejtesi ne Turqi ka marre fund. Tani ajo po kerkon kompensim ne Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut ku avokatja e saj Keskin shpreson qe ajo te gjeje drejtesi te plote.