Zgjatimi i bulevardit, ja ku do të jetë stacioni i trenit

Pavarësisht se cila nga kompanitë do të përzgjidhet për të zgjatuar bulevardin e Tiranës, e sigurt është se stacioni i trenit nuk do të mbaj më këtë emër. Madje shinat e rrugës së hekurt do të ndalen tek kthesa e Kamzës dhe asnjë tren nuk do të hyjë në brendësi të kryeqytetit.
Gjithë hapësira ku do të shtrihet bulevardi i ri po edhe zona përreth lumit të Tiranës akualisht është e populluar me banesa kryesisht private.
Pavarësisht se në këtë zonë, një pjesë e madhe e ndërtimeve janë informale, autoritet e bashkisë thanë se do të kompesohet çdo qytetarë që do preket banesa nga kjo ndërhyrje në infrastrukturë.