E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç: Padi ndaj policëve kosovarë

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç ka saktësuar se dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës u dëgjuan në gjykatë dhe shtoi se kundër tyre do të ngrihet padi.

Daçiç theksoi se është njoftuar me deklaratat e ministrit të brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi dhe presidentes Jahjaga që policët e arrestuar ishin në detyrë, duke i porositur ata që “të shikojnë punët e tyre”. Po ashtu Daçiç ka ngritur pyetjen se në çfarë detyre paskan qenë ata policë në territorin e Serbisë qendrore.

“Ata u arrestuan meqë kishin armë dhe uniforma, ishin në territorin e Serbisë qendrore. S`dua të hyjë në atë nëse ishin qëllimisht apo gabimisht dhe e përsëris që xhandarmeria vetëm e kreu punën e saj”, tha ai. “Nuk e kemi ndërmend t`i ashpërsojmë raportet”, tha Daçiç duke theksuar se për të është me rëndësi që policët të procedohen me padi penale. “Marrë parasysh se u liruan pasi u arrestuan në Serbi, nuk kemi asgjë kundër që në këtë rast gjykata ta kryej punën e vet”, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›