E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijohet kolegji administrativ në Gjykatën e Lartë

Gjykata Administrative merr formë në komisionin e ligjeve duke miratuar me konsensusin e dy palëve një prej çështjeve më të debatuara, ngritjen e kolegjit të Gjykatës Admistrative.

Pas diskutimeve në komisionin për formulën e këtij kolegji palët kanë rënë dakort që kolegji administrativ do të përbëhet nga 5 gjyqtarë, të cilat janë pjesë e Gjykatës së Lartë.
 

Po ashtu në komision u ra dakort edhe sa i përket numrit të gjyqtarëve të Gjykatave Admistrative, ku pas propozimit të PS-së u vendos që trupi gjykues të përbëhet nga 1 gjyqtar, në përjashtim rastet e kontratave administrative kur trupi gjykues përbëhet nga 3 gjyqtar.
 

Ligji i Gjykatës Admistrative vijon të jetë pjesë e diskutimit në komisionit e ligjeve, ndërsa janë kaluar deri tani 17 nenet e para nga 50 të tilla.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›